Rekord i vitit 2021, Serbia regjistron 32 të vdekur shkaku i coronavirusit

Evropë

Rekord i vitit 2021, Serbia regjistron 32 të vdekur shkaku i coronavirusit

Më: 17 mars 2021 Në ora: 16:07
Foto ilustrim

Sipas të dhënave të fundit, 5,446 raste të reja të coronavirusit janë regjistruar në Serbi nga 18,288 të testuara.

Autoritetet shëndetësore serbe kanë bërë të ditur se dita e sotme ishte mishte më e kobshme këtë vit sa i përket numrit të të vdekurve shkaku i pandemisë, gjegjësisht 32 njerëz kanë ndërruar jetë.

Një total prej 4,859 pacientësh u shtruan në spital në Serbi, nga të cilët 209 ishin në një aparat respirator, raporton b92.

Kujtojmë që nga sot deri në mëngjesin e së hënës, masat e Qeverisë së Serbisë kundër përhapjes së coronavirusit janë forcuar, pasi ato ishin të vlefshme fundjavën e kaluar.

Ndryshe, Serbia deri më tani janë infektuar 526 mijë persona gjersa kanë vdekur 4778 persona. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat