E dhimbshme: 3-vjeçari mbytet në kanal derisa i ushqente shotat

Evropë

E dhimbshme: 3-vjeçari mbytet në kanal derisa i ushqente shotat

Më: 17 mars 2021 Në ora: 16:39
Foto ilustrim

Një vogëlush 3-vjeçar është mbytur në një kanal me rrjedhë të shpejtë të ujit pasi ra në të kur ishte duke u dhënë ushqim shotave në Berkshire të Britanisë.

Dylan Milsom dhe nëna e tij, Shelley Nardini, ishin afër kanalit të quajtur “Kennet and Avon” në Berkshire, kur fëmija ra në kanal rreth orës 14 të së shtunës.

Nëna e fëmijës kërceu në ujë në përpjekje për ta shpëtuar atë, por rrjedha e ujit e kishte dërguar mbi një kilometër më poshtë para se të nxirrej nga uji nga disa punëtorë.

Fëmija dhe nëna u dërguan në spital, por djali vdiq, ndërsa gruaja është duke u trajtuar dhe ndaj saj nuk janë ngritur dyshime për vepër penale.

Pas rastit tragjik, mbi 3.400 persona e kanë nënshkruar peticionin me të cilin kërkohen masa të reja të sigurisë përreth kanalit në mënyrë që raste të tilla të mos përsëriten.

“Na duhet një barrierë për t’i parandaluar aksidentet si ky në të ardhmen. Kanali në parkun Viktoria për një kohë të gjatë është identifikuar si zonë e mundshme rreziku, me ujëra turbulente dhe rrjedhë të fuqishme”, tha Briony Palmer që e nisi peticionin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat