Ishte i infektuar me Covid/ Hidhet nga kati i tretë i spitalit mjeku 41 vjeçar

Evropë

Ishte i infektuar me Covid/ Hidhet nga kati i tretë i spitalit mjeku 41 vjeçar

Më: 21 mars 2021 Në ora: 18:29
Foto ilustrim

Një ngjarje tragjike ka tronditur vend fqinj, Greqinë, ku një mjek i ri vetëm 41 vjeç, i prekur nga Covid 19 është hedhur nga kati i tretë i spitalit Thriasio.

Mediat greke shkruajnë se mjeku, baba i dy fëmijëve, përballej me probleme të rënda patologjike dhe po kurohej nga kolegët e tij. Ai thuhet te jete lëshuar nga ballkoni duke përfunduar në barin poshtë, përpara syve të tmerruar të njerëzve që ndodheshin aty të cilët panë të gjithë skenën.

Trajtimin mjeku po e merrte në klinikën kirurgjikale të spitalit, qe për shkak të pandemisë është shndërruar në pavijon Covid për të infektuarit me virus. Policia ka nisur menjëherë një hetim dhe po merr në pyetje pjesëtarët e stafit e persona të tjerë.

Niveli i infektimeve me Covid 19 në vend vazhdon të mbetet i lartë. Greqia vendosi që të shpërndajë falas teste të shpejta koronavirusi duke nisur nga muaji i ardhshëm në përpjekje për të lehtësuar trysninë e madhe që po ushtron pandemia mbi sistemin shëndetësor. Kushdo që ka sigurime shëndetësore, do të ketë të drejtën të pajiset me katër teste të tilla në muaj, të cilat do të mund t`i gjejnë nëpër farmaci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat