Skandali me vaksina, kryeministri paralajmëron dorëheqjen

Evropë

Skandali me vaksina, kryeministri paralajmëron dorëheqjen

Më: 29 mars 2021 Në ora: 09:36
Kryeministri i Sllovakisë, Igor Matoviq

Kryeministri i Sllovakisë, Igor Matoviq, ka bërë me dije se do të jep dorëheqje pas një skandali të shkaktuar për një marrëveshje të fshehtë për blerjen e vaksinës ruse, Sputnik V.

Gjashtë anëtare të kabinetit të tij kanë dhënë dorëheqje deri tani ndërsa Matoviq tha se kishte propozuar shkëmbimin e posteve me ministrin e Financave, ku do hapte bisedimet me partnerët e koalicionit për një qeveri të re.

Ai ka bërë me dije se do takohet me presidenten Zuzana Caputova për konsultime, shkruan euronews.

Sllovakia zyrtare kishte bërë një marrëveshje të fshehtë për sigurimin e disa dozave të vaksinës Sputnik V, vaksinë kjo që nuk është miratuar nga Bashkimi Evropian, në të cilin bën pjesë edhe Sllovakia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat