Po zhvillohej një ‘aheng i madh’, përkundër masave të bllokimit – policia serbe përdori forcën për të hyrë në restorant

Evropë

Po zhvillohej një ‘aheng i madh’, përkundër masave të bllokimit – policia serbe përdori forcën për të hyrë në restorant

Më: 29 mars 2021 Në ora: 15:27
Foto

Një aheng i fshehtë me më shumë se 100 persona ishte mbajtur në një restorant në Beograd të shtunën në mbrëmje, edhe pse nuk ishte e lejuar sipas masave të bllokimit për shkak të COVID-19.

Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për pamje që tregojnë anëtarët e Njësisë së Ndërhyrjes duke thyer xhamat dhe duke u futur me forcë një restorant.

Kur ata hynë, dritat u fikën, por është e qartë se kishte shumë njerëz brenda, kanë raportuar mediat e huaja.

Siç bëhet e ditur, policia hyri në restorant dhe dëgjohet se ata po kërkonin nga të gjithë që të bëjnë gati letërnjoftimet dhe të qëndrojnë në vendet e tyre.

Deri te hyrja me forcë thuhet të ketë ardhur pasi pronari i objektit hotelierik nuk donte të hapte derën për policinë, kështu që prokurori i detyrës miratoi ndërhyrjen e dhunshme.

Si pasojë, autoritetet kanë përshkruar gjoba për mos mbajtjen e maskave dhe personi përgjegjës nga restoranti u dërgua në stacionin e policisë.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat