Mbërrijnë 1.5 milionë doza Pfizer/ 421 viktima nga covid në Itali, bien të infektuarit

Evropë

Mbërrijnë 1.5 milionë doza Pfizer/ 421 viktima nga covid në Itali, bien të infektuarit

Më: 6 prill 2021 Në ora: 20:22
Ilustrim

Koronavirusi në Itali vijon të regjistrojë shifra të larta të vdekjeve. Gjatë 24 orëve të fundit 421 persona kanë humbur jetën, ndërkohë që dje ishin 296 viktima.

Nga ana tjetër raportohet për një tjetër rënie të numrit të infeksioneve.

Në 24 orët e fundit në Itali janë regjistruar 7.767 raste të reja (dje ishin 10680) me koronavirus nga 112962 tamponë.

Ndërkohë mësohet se në Itali kanë mbërritur 1.5 milion doza të Pfizer dhe pritet që të lehtësojnë ndjeshëm situatën në qendrat e vaksinimit që po njihnin mungesë dozash.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat