Erdogan i quan shqetësuese zhvillimet Ukrainë-Rusi, në rajonin Donbass

Evropë

Erdogan i quan shqetësuese zhvillimet Ukrainë-Rusi, në rajonin Donbass

Më: 10 prill 2021 Në ora: 22:50
Volodymyr Zelensky dhe Rexhep Tayyip Erdogan

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan, i quan shqetësuese zhvillimet në rajonin Donbass, i cili gjendet në pjesën lindore të Ukrainës. Këto ai i deklaroi pas takimit që pati me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, këtë të shtune, në Stamboll.

Erdogan ka theksuar se shteti turk është i gatshëm të ofrojë çdo mbështetje të mundshme.

Zelenskiy dhe Erdogan e mbajtën një takim, i cili zgjati më shumë se tre orë, mes tensioneve midis Kievit dhe Moskës rreth konfliktit në Donbass.

Ukraina ka ngritur një alarm, pasi thonë se ka një grumbullim të forcave të ushtrisë ruse në kufirin Ukrainë-Rusi, duke shtuar se ka edhe një rritje të dhunës në mes të trupave të dy vendeve që ndodhen në kufi.

Lëvizjet ushtarake ruse kanë shfaqur përshtypjet se Moska po përgatitet të dërgojë ushtarë në Ukrainë. Kremlini mohon se trupat e saj janë një kërcënim, por thotë se ato do të qëndrojnë në kufi për sa kohë që ata e gjykojnë se është e arsyeshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat