Erdogan mban fjalën, përfundon për tre muaj spitali i ri në Fier

Evropë

Erdogan mban fjalën, përfundon për tre muaj spitali i ri në Fier

Më: 13 prill 2021 Në ora: 13:27
Foto ilustrim

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga Spitali i Fierit, i cili po merr formë gjithnjë e më shumë. Rama shkruan në “Facebook” se sot është dita e 89 e ndërtimit në kantier, ndërsa kujtojmë se ky spital është bërë nga qeveria turke e Erdogan.

Ky i fundit premtoi se do ta bënte gati Spitalin e Fierit për tre muaj.

Ndërsa, siç duket nga pamjet, një ditë para përfundimit, sipas premtimit, spitali ka marrë formë dhe është thuajse gati.

Rama sjell pamje edhe brenda dhomave të spitalit, ku shihet se tashmë janë rregulluar e kompletuar me dyshekë, lavamanë, frigoriferë e rafte, që do të shërbejnë për të shtruarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat