Presidenti i Malit të Zi mund ta bëjë një koalicion me Lëvizjen e Dritan Abazoviqit

Evropë

Presidenti i Malit të Zi mund ta bëjë një koalicion me Lëvizjen e Dritan Abazoviqit

Më: 14 prill 2021 Në ora: 12:14
Millo Gjukanoviq

President i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, ka deklaruar se mund të krijojë një koalicion me Lëvizjen Qytetare URA të Dritan Abazoviqit.

Ai këtë e bëri të ditur në një intervistë për Radio Televizionin Publik të Malit të Zi (RTCG).

Gjukanoviq ka theksuar se Malit të Zi i duhet një koalicion tjetër dhe që duhet të jetë më i gjerë.

“Në koalicionin e DF-së dhe Lëvizjes URA, shihet se mbizotëruese është DF-ja, që kanë një politikë nacionaliste dhe shoviniste. Ne nuk kemi asnjë partneritet me atë politikë”, ka thënë Gjukanoviq.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat