Pezullimi i vaksinës, çfarë do të ndodhë me suedezët që kanë marrë një dozë AstraZeneca

Evropë

Pezullimi i vaksinës, çfarë do të ndodhë me suedezët që kanë marrë një dozë AstraZeneca

Më: 20 prill 2021 Në ora: 16:45
Ilustrim

Suedia do t’u japë personave nën 65 vjeç që kanë bërë një dozë fillestare të vaksinës AstraZeneca një vaksinë tjetër për dozën e dytë. Lajmin e bëri të ditur agjencia shëndetësore e vendit.

“Njerëzit nën moshën 65 vjeç që kanë marrë tashmë një dozë të Vaxzevria duhet që në vend të kësaj t’u ofrohet një dozë e dytë e të ashtuquajturës vaksinë mARN, të tilla si PfizerBiontech ose Moderna”, tha agjencia shëndetësore në një deklaratë.

Suedia pezulloi plotësisht përdorimin e vaksinës së prodhuar nga AstraZeneca në mars pas rasteve të mpiksjes së gjakut mes njerëzve të vaksinuar. Suedia më vonë rifilloi përdorimin, por vetëm për qytetarë të moshës mbi 65-vjeçare.

Javën e kaluar, vendi njoftoi se do të ndërpresë planet për të rifilluar vaksinimet duke përdorur vaksinën Johnson & Johnson pas rasteve të mpiksjes së gjakut, të ngjashme me ato të raportuara me vaksinën e AstraZeneca-s. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat