Tmerr në Janinë/ Kalimtarët hapin kutinë e rënë nga kamioni, gjejnë një këmbë njeriu

Evropë

Tmerr në Janinë/ Kalimtarët hapin kutinë e rënë nga kamioni, gjejnë një këmbë njeriu

Më: 21 prill 2021 Në ora: 12:26
Foto ilustrim

Disa qytetarë të Janinës janë tmerruar pasi kanë hapur një kuti që e kanë gjetur në rrugë.

Mediet fqinje shkruajnë se kalimtarët e rastit pas hapjes së kutisë kanë parë një gjymtyrë njerëzore dhe konkretisht një këmbë të prerë.

Pas tronditjes që pësuan, ata njoftuan Policinë, e cila më të mbërritur në vendngjarje mblodhi kutinë në mënyrë që ta shqyrtonin dhe të zbulonin se nga vinte.

Paketimi i veçantë dhe shumë i kujdesshëm i kutisë, bëri që oficerët e policisë me përvojë të Sigurimit të Janinës, të cilët kanë ndërmarrë hetimin e rastit dolën në përfundimin se ato ishin mbeturina të një spitali.

Ndërkohë hetimi është duke vazhduar derisa të konfirmohet se kemi të bëjmë vërtetë me mbeturina të një spitali edhe për të gjetur kamionin nga i cili ra kutia, e nga cili spital e ka marrë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat