Gjendet i vdekur burri ‘hero’ që u hodh nga ura për të shpëtuar gruan në Londër

Evropë

Gjendet i vdekur burri ‘hero’ që u hodh nga ura për të shpëtuar gruan në Londër

Më: 24 prill 2021 Në ora: 17:14
Foto ilustrim

Një burrë ka vdekur pasi u hodh në lumin Tamiz në qendër të Londrës, për të shpëtuar një grua që kishte rënë në ujë. Heroi kishte tentuar të shpëtonte gruan që e kishte parë te binte nga ura London Bridge mbrëmë vonë.

Grupet e emergjencës që erdhën në skenë kishin shpëtuar gruan e përmendur, dhe një burrë të dytë që kishte hyrë në ujë për të ndihmuar. Por megjithë kërkimet me helikopter dhe barka, ata nuk arritën të gjenin burrin që u hodh i pari në ujë.

Trupi i tij u arrit të gjendej vetëm mëngjesin e sotëm.

Një zëdhënes i policisë së Londrës tha: “Grupet e emergjencës u thirrën mbrëmë rreth orës 00.12 pas raportimit se një grua kishte rënë në lumin Tamiz. Dy burra kishin dëshmuar rënien e gruas nga ura dhe kishin tentuar ta shpëtonin. Roja bregdetare dhe policia arritën të shpëtonin gruan dhe një prej burrave.”

“Për fat të keq megjithë kërkimet e gjera me helikopterë e njësi detare, burri i humbur nuk u gjet. Vetëm mëngjesin e sotëm është gjetur trupi i një burri që besohet se është njeriu i humbur i incidentit. Të afërmit e tij janë njoftuar dhe po u jepet mbështetje nga oficerët e policisë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat