Rusia ua ndalon hyrjen tetë zyrtarëve të BE-së

Evropë

Rusia ua ndalon hyrjen tetë zyrtarëve të BE-së

Më: 30 prill 2021 Në ora: 18:29
Nënpresidentja e Komisionit Evropian, Vera Jourova, është në mesin e zyrtarëve që u është ndaluar hyrja në Rusi.

Rusia ua ndaloi hyrjen tetë zyrtarëve të vendeve të Bashkimit Evropian, në shenjë hakmarrjeje për sanksionet që BE-ja i vendosi Rusisë.

Ministria e Jashtme ruse tha se të ndaluarit përfshijnë nënpresidenten e Komisionit Evropian, Vera Jourova, dhe presidentin e Parlamentit Evropian, David Sassoli.

“Bashkimi Evropian vazhdon politikën e masave të njëanshme, kufizuese dhe të paligjshme, që kanë në shënjestër qytetarët dhe organizatat ruse”.

“Veprimet e tilla nga Bashkimi Evropian nuk lënë asnjë dyshim se qëllimi i tyre i vërtetë është të frenojnë zhvillimin e vendit tonë me çdo kusht”, tha përmes një deklarate Ministria e Jashtme ruse.

Muajin e kaluar, BE sanksionoi dy rusë të akuzuar për persekutimin e homoseksualëve dhe lezbikeve në rajonin rus të Çeçenisë.

Në të njëjtin muaj, BE sanksionoi edhe katër zyrtarë të lartë rusë, të afërt me presidentin Vladimir Putin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat