Vdes vrasësi serik në Francë, ishte i dënuar për vrasjen e tetë vajzave dhe grave të reja

Evropë

Vdes vrasësi serik në Francë, ishte i dënuar për vrasjen e tetë vajzave dhe grave të reja

Më: 10 maj 2021 Në ora: 23:19
Michel Fourniret

Vrasësi serik, Michel Fourniret, i cili ka vrarë së paku tetë vajza dhe gra të reja mes viteve 1987 dhe 2001, ka vdekur në moshën 79-vjeçare.

Fourniret vdiq në njësinë e sigurt të një spitali në Paris, tha të hënën prokurori publik, transmeton Euronews.

I njohur si “Ogre i Ardennes”, Fourniret vdiq të hënën pasdite në moshën 79 vjeçare, në njësinë spitalore ndër-rajonale ‘Pitié-Salpétrière’ (UHSI), në kryeqytetin francez, deklaroi ai.

Sipas, pohimeve të prokurorit në fjalë, Fourniret ishte shtruar në këtë spital që nga 28 prilli, në njësinë e kujdesit në burgun e Fresnes ku ai kishte vuajtur dy dënime të përjetshme për vrasjen e tetë vajzave dhe grave të reja.

Prokurori është shprehur po ashtu,  se shkaku i saktë i vdekjes së Fourniret po hetohet nga distrikti i 3-të i policisë gjyqësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat