Ekstradohet në Greqi ish-eurodeputeti, avokati i tij bën njoftimin e rëndësishëm

Evropë

Ekstradohet në Greqi ish-eurodeputeti, avokati i tij bën njoftimin e rëndësishëm

Më: 15 maj 2021 Në ora: 20:28
Giannis Lagos

Siç bëjnë me dije mediat e huaja, Giannis Lagos do të kalojë natën në izolimin e burgut Domokos sonte sipas procedurës së vëzhgimit në mënyrë rigoroze në kuadër të masave për frenimin e përhapjes së pandemisë.

Menjëherë pas mbërritjes në burg, ish-eurodeputeti do t’i nënshtrohet një testi molekular për COVID-19 dhe më pas do të dërgohet në një zonë të veçantë derisa të dalin rezultatet që pritet të jenë gati nesër në mëngjes.

Nëse testi është negativ ai do të zhvillojë një takim me drejtorin e burgut për komunikimin e vendit të paraburgimit.

Avokati i Lagos ka njoftuar do të paraqesë një kërkesë për transferim në burgun Korydallos duke përmendur statusin e deputetit.

Pas paraqitjes së kërkesës, pritet të mblidhet komiteti i transferimit, që do të vendosë nëse do ta pranojë apo jo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat