Eurodeputeti shfaqet me pranga në duar dhe i rrethuar nga forca të shumta policore, zbardhet çfarë po ndodh me të

Evropë

Eurodeputeti shfaqet me pranga në duar dhe i rrethuar nga forca të shumta policore, zbardhet çfarë po ndodh me të

Më: 16 maj 2021 Në ora: 15:48
Giannis Lagos

Eurodeputeti i njohur dhe njëherazi ish-anëtari i ‘Agimit të Artë’, Giannis Lagos me pranga në duar dhe i shoqëruar nga forca të shumta policore është dërguar nga Brukseli në aeroportin e Athinës. Pak kohë më atë PE i hoq atij imunitetin, pasi është vendosur në arrest shtëpiak, dhe tashmë është ekstraduar në Greqi sipas urdhër-arrestit të gjykatës greke.

Lagos është dënuar me 13 vjet e 8 muaj burg për “udhëheqjen e një organizate kriminale” gjatë gjyqit të partisë neonaziste “Agimi i Artë” bashkë me liderët më të lartë të saj, në gjyqin më të rëndësishëm në historinë e Greqisë së pasluftës, por i është shmangur për 7 muaj e gjsymë burgosjes, duke përfituar nga statusi i eurodeputetit.

Ai është çuar në burgun e Domokosë, ku vuajnë dënimet edhe liderët e tjerë te Agimit të Artë si Nikos Mihaloliakos , Ilias Kasidhiaris, Panagitois Germnis etj.

Sipas dosjes penale, Janis Lagos, ishte njeriu të cilit udhëheqësi i partisë neonaziste, Nikos Michaloliakos i kishte caktuar përgjegjësinë e grupeve të dhunshme të goditjeve. Ishte ai, që sipas dëshmive, i ka dhënë urdhër liderit të grupit të Pireut të aktivizonte njerëzit e tij për të sulmuar këngëtarin antifashist, Pavlos Fyssas natën fatale të 18 shtatorit 2013, kur ai mbeti i vrarë nga neonazisti, Giorgos Rupakias.

Gjithashtu, Lagos ka qenë mbikqyrësi dhe urdhëruesi i disa sulmeve të dhunshme madje dhe tentativave për vrasje, midis tyre edhe ai ndaj disa peshkatarëve emigrantë nga Egjipti si dhe te sindikalistëve të Partisë komuniste greke në vitet 2012-2013.

Siç ka theksuar zëdhënësja e qeverisë greke pas burgimit të tij, Greqia luftoi dhe dëboi helmin toksik të Agimit të Artë, ndërsa reagime ka pasur edhe nga forcat e tjera politike.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat