Paralajmëron eksperti gjerman: Mund të kemi nevojë për një dozë të tretë të vaksinës kundër COVID-19

Evropë

Paralajmëron eksperti gjerman: Mund të kemi nevojë për një dozë të tretë të vaksinës kundër COVID-19

Më: 16 maj 2021 Në ora: 22:35
Foto ilustrim

Kreu i panelit këshillues të pavarur të vaksinave të Gjermanisë thotë se ka të ngjarë që të gjithë qytetarët do të duhet të vaksinohen përsëri vitin e ardhshëm kundër COVID-19.

Sipas Euronews, virologu Thomas Mertens, kryetari i Komitetit të Përhershëm të Vaksinimit (STIKO) në Institutin Robert Koch në Berlin, i tha gazetës Funke: “Virusi nuk do të na lërë (rehat) përsëri”.

Në komentet e botuara të dielën, ai shtoi se nuk ka ende të dhëna të mjaftueshme për të thënë saktësisht kur do të nevojiten “vaksina përforcuese”, ose nëse disa grupe do të kenë nevojë për të më urgjentisht se të tjerët.

Por, ka thënë ai, “në parim, ne duhet të përgatitemi për të gjithë që ndoshta do të duhet të rifreskojnë mbrojtjen e tyre të vaksinave vitin e ardhshëm.”

Shkalla e infektimit me coronavirus të Gjermanisë ra në nivelin më të ulët në gati dy muaj të premten, me vetëm 96.5 raste të reja për 100,000 popullsi të regjistruara atë javë.

Gati 30.4 milionë njerëz, ose 36.5 për qind e popullsisë, kishin marrë të paktën një dozë të vaksinës kundër COVID-19 deri të premten. Më shumë se 9 milionë njerëz, ose 10.9 për qind e popullsisë, tani janë plotësisht të vaksinuar.

Komentet e Mertens vijnë një muaj pasi Albert Bourla, drejtori ekzekutiv i Pfizer, tha se ishte “e mundshme” që njerëzve do t’u duhet një dozë e tretë përforcuese e vaksinës kundër COVID-19, 12 muaj pas dozës së tyre të dytë, e ndjekur nga rivaksinimet vjetore për të qëndruar përballë virusit që po pëson mutacion.

Bashkimi Evropian tashmë ka rënë dakord për një zgjatje masive të kontratës me Pfizer-BioNTech për një potencial 1.8 miliardë doza vaksine kundër COVID-19 që do të shpërndahen në vitet 2021-23.

Më 8 maj, shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, konfirmoi marrëveshjen në Twitter, duke thënë se 900 milionë doza ishin të garantuara dhe deri në 900 milionë më shumë mund të porositeshin gjatë kësaj periudhe.

Në anën tjetër, Pfizer dhe BioNTech i Gjermanisë kanë thënë tashmë se ata do t’i sigurojnë BE-së një shtesë prej 50 milionë dozash në tremujorin e dytë të këtij viti, duke kompensuar dërgesat e AstraZeneca. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat