Vrau tre fëmijët e saj, gjykata e shpall të pafajshme: Nuk e dinte ç’po bënte

Evropë

Vrau tre fëmijët e saj, gjykata e shpall të pafajshme: Nuk e dinte ç’po bënte

Më: 23 maj 2021 Në ora: 06:11
Deidre Morley me familjen e saj

Një 44-vjeçare britanike, që mbyti tre fëmijët e saj u shpall e pafajshme me arsyetimin se vuan nga çrregullime të rënduara mendore.

Deidre Morley vrau tre fëmijët e saj, 9, 7 dhe 3 vjeç në Dublin të Irlandës, më 24 janar të vitit të kaluar.

Trupat e pajetë të tyre u gjetën nga i ati Andreu.

Morley pranoi vrasjen e tre fëmijëve të saj, por jo fajësinë duke deklaruar se kishte sëmundje mendore, një pretendim që iu pranua nga gjykata.

Si psikiatrët e mbrojtjes, ashtu edhe ata të prokurorisë e mbështetën këtë vendim të gjykatës duke e diagnostikuar 44-vjeçaren me çrregullime bipolare të tipit 2.

Psikiatrët thanë se me këtë çrregullim, 44 vjeçarja nuk ishte në gjendje që të kuptonte se po mbyste fëmijët e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat