“Duhet të kthehesh me mua”/ 52-vjeçari rreh në rrugë ish-gruan dhe partnerin e ri

Evropë

“Duhet të kthehesh me mua”/ 52-vjeçari rreh në rrugë ish-gruan dhe partnerin e ri

Më: 23 maj 2021 Në ora: 06:38
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një burrë i cili nuk e pranonte fundin e marrëdhënies me ish gruan e tij, ka sulmuar atë dhe partnerin e ri në rrugë, me shqelma dhe grushta para kalimtarëve.

Ngjarja, që duket e pabesueshme, ka ndodhur në Quarto, Napoli, në Itali.

Protagonist një 52 vjeçar vendas, që tani duhet të përgjigjet për akte ndjekjeje dhe lëndime personale.

Por kërcënimet dhe ndjekjet ndaj gruas vazhdonin të paktën që nga viti i kaluar.

Sipas karabinierëve, burri nuk ka dashur asnjëherë të pranojë fundin e marrëdhënies me gruan, e më së shumti, faktin që ajo kishte një partner të ri.

Që nga nëntori i kaluar, kishte filluar ta kërcënonte me jetë, si në telefon ashtu dhe personalisht.

Kërcënime me të cilat donte ta bënte që të kthehej me të.

Ngjarja ka vazhduar për disa muaj të gjatë, derisa ka shpërthyer: prillin e kaluar, 52 vjeçari ka ndjekur makinën e ish gruas, me të cilën udhëtonte edhe partneri i ri, dhe u ka bllokuar rrugën.

Ai dhe një bashkëpunëtor, kanë zbritur nga makina, dhe kanë kërcënuar çiftin.

Më pas, çmenduria: burri ka filluar t’i sulmojë, duke i shkelmuar dhe grushtuar të dy, duke i detyruar të kurohen në spital.

Gruaja kishte marrë fraktura të tilla aq sa i është nënshtruar një operacioni delikat, ndërsa partneri i ri është operuar në hundë, pas frakturës së setit nazal.

Pas disa ditësh hetimesh, falë edhe imazheve të disa kalimtarëve, që të habitur kishin filmuar me celularët e tyre, karabinierët e Quarto Flegreo dhe të Qualiano e kanë identifikuar dhe arrestuar: 52 vjeçari tashmë është në arrest shtëpie me byzylykun elektronik./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat