COVID-19 në Greqi, kryeministri Mitsotakis jep lajmin: Së shpejti do të nisim vaksinimin e fëmijëve mbi 12 vjeç

Evropë

COVID-19 në Greqi, kryeministri Mitsotakis jep lajmin: Së shpejti do të nisim vaksinimin e fëmijëve mbi 12 vjeç

Më: 25 maj 2021 Në ora: 19:37
Kyriakos Mitsotakis

Greqia po përballet me një moment aspak të lehtë nga COVID-19. Numri it ë infektuarve në një ditë i kalon disa mijë, ndërsa viktimat, afërsisht variojnë në 50 në ditë. Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka deklaruar për mediat greke se autoritetet po shqyrtojnë mundësinë për të vaksinuar fëmijët mbi 12 vjeç.

“Sapo të miratohet nga Agjencia Evropiane e Barnave, do e aplikojmë edhe ne, vaksinimin e fëmijëve”, tha kryeministri.

Gjithashtu Mitsotakis, tha se vendi po kontribuon fuqimisht për sigurimin e vaksinave, në një treg, ku asgjë nuk është e lehtë.

“Së shpejti arrijmë objektivin tonë sa i përket të vaksinuarve dhe asaj që quhet si imuniteti i popullsisë. Ende nuk kemi fituar betejën me COVID-19, por do të
kemi doza të mjaftueshme për të vaksinuar të gjithë”, theksoi kryeministri grek.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat