Adoleshenti paralajmëron padi ndaj trajnerëve që e detyruan të hante mish derri pavarësisht fesë së tij

Evropë

Adoleshenti paralajmëron padi ndaj trajnerëve që e detyruan të hante mish derri pavarësisht fesë së tij

Më: 2 qershor 2021 Në ora: 20:15
Foto ilustrim

Avokati i një lojtari të futbollit në Ohio i cili ka thënë se trajnerët e detyruan të hante mish derri që ishte në kundërshtim me bindjet e tij fetare, për shkak se kishte munguar në ushtrimet vullnetare, ka njoftuar se planifikon të padisë shkollën.

Kryetrajneri i futbollit Marcus Wattley dhe shtatë ndihmës trajnerë janë suspenduar javën e kaluar nga Shkolla e qarkut të Cantonit, pasi 17-vjeçari raportoi atë që i kishte ndodhur më 24 maj.

Avokati Ed Gilbert ka thënë se adoleshenti dhe familja e tij janë anëtarë të besimit hebraik izraelit dhe nuk hanë mish derri, shkruan AP.

Adoleshenti, i cili pati munguar në ushtrimet vullnetare katër ditë më parë ndërsa po mjekohej në krah, u urdhërua të ulej në mes të palestrës dhe të hante një picë të madhe, ka thënë Gilbert. Ai kishte të drejtë të hiqte produktet në të që ishin djegës dhe djathin, por jo edhe ato të derrit.

Adoleshenti do t’i ishte nënshtruar stërvitjeve shtesë dhe statusi i tij në ekip mund të rrezikohej nëse nuk do të kishte ndjekur urdhrin e Wattleyt, tha Gilberti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat