U përpoq të shpëtonte dy vajzat nga mbytja në det, humb jetën babai

Evropë

U përpoq të shpëtonte dy vajzat nga mbytja në det, humb jetën babai

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 16:11
Trevor Pelling me dy vajzat e tij

Një baba britanik ka vdekur teksa u përpoq të shpëtonte dy vajzat e tij nga mbytja në bregdetin portugez.

Trevor Pelling, 45 vjeç, u fut me shpejtësi në ujë pasi pa të dy vajzat e tij 12 dhe 9-vjeçare të ishin në vështirësi për shkak të dallgëve të forta në plazhin e Calada, të enjten.

45-vjeçari pësoi arrest kardiak.

Ai u ndihmua të nxirrej në breg, por nuk mundi të shpëtojë pavarësisht dhënies së ndihmës së shpejtë nga një infermiere që ndodhej në plazh, sipas mediave lokale.

Pelling u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat