Goditi me shuplakë Presidentin francez, ky është dënimi që e pret të riun

Evropë

Goditi me shuplakë Presidentin francez, ky është dënimi që e pret të riun

Më: 10 qershor 2021 Në ora: 17:58
Pamje kur goditet presidenti francez me shuplakë

Ai do të paraqitet për gjykim të menjëhershëm. Lajmin e bënë të ditur autoritetet të enjten.

“I riu ka pranuar gjatë seancave se e qëlloi kreun e shtetit dhe se ka shqiptuar fjalë denoncuese politike”, tha prokurori publik Alex Perrin në një deklaratë.

Prokurorët po kërkojnë tashmë që 28-vjeçari të kalojë 18 muaj në burg.

Pamjet që bënë xhiron e rrjetit tregojnë momentin kur presidenti francez qëllohet ndëersa ndodhej në Tain-l’Hermitage, rreth 90 kilometra në jug të Lyon. 28-vjeçari akuzohet për “”dhunë pa paaftësi ndaj një personi që mban autoritet publik”, dhe dënimi varion nga tre vite burg në gjobë prej 45,000 €.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat