Pamjet/ Pas Macron, e pëson edhe një tjetër politikan francez, qytetari i hedh miell fytyrës gjatë deklaratës

Evropë

Pamjet/ Pas Macron, e pëson edhe një tjetër politikan francez, qytetari i hedh miell fytyrës gjatë deklaratës

Më: 13 qershor 2021 Në ora: 14:37
Jean-Luc Mélenchon

Jean-Luc Mélenchon, politikan francez, kandidat në zgjedhjet presidenciale, ka përjetuar një moment të sikletshëm, kur gjatë protestave të organizuara në Paris, një qytetar e mbuloi me miell.

Ai po fliste para gazetarëve lidhur me marshin për liri që u mbajt nëpër qytetet franceze, kur një burrë iu afrua duke i hedhur miell në fytyrë.

Deri më tani lidhur me këtë incident nuk është arrestuar askush, e Melenchon ka theksuar se një gjë e tillë “duhet të ndalet”, duke aluduar në sulmet çdo herë e më të shpeshta mbi politikanët.

Kujtojmë që javën e kaluar presidentin francez, Emmanuel Macron, një djalë i ri e goditi me shuplakë, duke detyruar truprojat e tij të ndërhyjnë për ta qetësuar situatën.

Sulmuesi, i cili u arrestua menjëherë, është dënuar me katër muaj burgim, ndërsa vetë presidenti francez e ka cilësuar rastin si një “rast të izoluar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat