Biden sot arrinë në Gjenevë - do të pritet nga homologu i tij zviceran Parmelin dhe ministri Cassis

Evropë

Biden sot arrinë në Gjenevë - do të pritet nga homologu i tij zviceran Parmelin dhe ministri Cassis

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 08:59
Joe Biden

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden i cili do të arrije sot në orët e pasditës në Gjenevë, do të pritet me një ceremoni nga presidenti i Konfederatës Helvetike Guy Parmelin dhe shefi i diplomacise zvicerane Ignazio Cassis në Gjenevë.

Kjo është një ditë mikëpritje dhe shtrngim duarsh para takimit me Presidentin rus Vladimir Putin.

Schëeiz lässt Vertrag mit der EU platzen | Aktuell Europa | DË | 26.05.2021Mësohet se delegacionet e Shteteve të Bashkuaar dhe Rusisë do të vijë në përbërjen e 600 deri 800 personave, njofton gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch, gazetari i së cilës po djek drejtpërsëdrejti samitin diplomatik nga Gjeneva respektivsht nga selia e takimit Biden-Putin nga Villa La Grange.

Gjeneva, ashtu sikur në vitin 1985 kur kishte organizuar takimin e parë midis Ronald Reagan dhe Mikhail Gorbaçov edhe nesër Zvicra neutrale do jetë në epiqendër të botës në samitin midis dy superfuqive.

Meqë nuk kanë mbetur edhe 24 orë nga takimi Bide-Putin, dita e nesërme bashk me motin e verës, pritet te jetë e nxehtë mes Uashingtonit dhe Moskës. Ndërkohë, policia e Gjenevës ka konfirmuar se do të angazhojë disa automjete të blinduara nga ushtria për të garantuar sigurinë e takimit midis Joe Biden dhe Vladimir Putin.

Para ardhjes në Gjenevë të dy presidentëve, qysh para dy-tri ditesh kanë arritur makinat, limuzinat e tyre të blinduara. Për presidenti amerikan Cadillac One, makinave kjo e njohur si “Bisha”, një përbindësh prej çeliku prej afer dhjetë tonërsh që mund t’i rezistojë të shtënave...

Karakteristikat e makinave zyfrtare të presidenteve për nga teknikë klasifikohen shumë sekrete. Një e kemi zbuluar, se makina posedon pajisje mbrojtëse dhe madje edhe çanta gjaku nga i njëjti grup me presidentin në rast se ai plagoset nga ndonjë sulm. Për arsye sigurie, sipas burimeve tona burrat e shërbimit sekret ato që do të sigurojn e kokën e presidenteve veq kanë arritur dhe janë në vëzhgim në terren në vendin e takimit dhe perreth saj 2-3 kilometra është gjithçka nën kontroll.

Natyrisht, diasporët përkatëse të të dy vendeve mund të dëshirojnë të përfitojnë nga vizita e presidentit të tyre apo për të kryer veprime të padëshirueshme.

Por, sipas autoriteteve zvicerane  “forcat tona të sigurisë janë në një nivel të lartë të gatishmërisë…”

Sipas Stephane Theimer, zv.drejtori nga Polcia Fderale (FEDOPOL) tha se zyra nuk ka marrë asnjë tregues kërcënimesh ose trazirash që përfshinin samitin, por duhet te jemi vijgilent, sepse kërcënimi terrorist mbetet i lartë në Zvicër dhe Evropë, duke perfsjire ketu edhe “kërcënime të tjera nga qarqet ekstremiste të dhunshme”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat