Publikohen pamjet e rënies së kabinës së teleferikut në tokë, në Itali – nga ku mbetën 14 të vdekur

Evropë

Publikohen pamjet e rënies së kabinës së teleferikut në tokë, në Itali – nga ku mbetën 14 të vdekur

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 16:38
Foto

Mediat italiane kanë publikuar disa pamje në të cilat thuhet se shihet momenti i rënies së një kabine teleferiku në Itali që ndodhi më 23 maj.

Kujtojmë, kabina e teleferikut ra në Italinë veriore, duke vrarë 14 persona. Vetëm një djalë 5-vjeçar mbijetoi.

Dhe pamjet e kamerave të mbikëqyrjes që zgjasin disa sekonda tregojnë kabinën e teleferikut që ngjitet normalisht.

Por sapo të arrijë majën, kur duhet të lidhet me stacionin, kabina lëviz papritmas poshtë dhe përfundimisht shkëputet nga litari dhe bie në tokë.

Djaloshi i ishte i vetmi i mbijetuar, ndërkohë që prindërit e tij, vëllai, stërgjyshi dhe stërgjyshja gjetën vdekjen.

Disa zyrtarë të kompanisë që operon teleferikun po ndiqen penalisht nën dyshimin e çaktivizimit të qëllimshëm të sistemit të frenimit emergjent, i cili supozohej të bllokonte kabinën kur u prish kablloja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat