Vrasja e rëndë në Greqi: “Burri ende nuk e ka kuptuar se e ka vrarë nënën e fëmijës së tij”

Evropë

Vrasja e rëndë në Greqi: “Burri ende nuk e ka kuptuar se e ka vrarë nënën e fëmijës së tij”

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 10:09
Athanasios Hambesis

Jeta përrallore që ata treguan përmes fotove në rrjetet sociale mesa dukej nuk ishte e tillë.

Qëndrimi i tij i ftohtë dhe sjellja e tij para kamerave, u analizua nga të gjithë të cilët nuk nguruan ta cilësonin atë si vrarës.

Dhe në fakt kishin të drejtë. Babis Anagnostopoulos, luajti teatër për 37 ditë, duke bindur kombin që po kërkonte të vërtetën për vrasjen e 20-vjeçares, duke thënë se gruaja e tij e dashur ra viktimë e grabitësve të pamëshirshëm.

Psikologu Athanasios Hambesis shpjegon se çifti “fshehu” problemet e tyre, duke treguar përmes mediave sociale se ata kishin një jetë përrallore që çdo grua do të dëshironte. Në të njëjtën kohë, ai shpjegon sjelljen e pilotit 32-vjeçar, për të cilin tha se ai kishte kryer një krim të përsosur.

“Krimi që bëri 32-vjeçari ishte i neveritshëm. Ky njeri kishte planifikuar ‘krimin e përsosur’ në mendjen e tij. Ky nuk është një vendim i momentit. Atë natë fatale çifti ka shkëmbyer mesazhe nga dhoma të ndryshme të shtëpisë. Ne dalim në përfundimin se ata ishin të distancuar nga njeri-tjetri pavarësisht se jetonin në një shtëpi, ” tha Hambesis dhe shpjegon se ata nuk e kuptuan seriozitetin e problemit që ishte krijuar.

“Ata nuk arritën të kuptonin as vetë seriozitetin e problemit. Ekzistonte një distancë mes tyre ndërsa në rrjetet sociale ata tregonin një tjetër pamje.

Ata gjithashtu kanë fshehur diçka. Nëse ai do të ishte treguar i logjikshëm dhe nëse do të kishte ndjenja mbase do të gjente një zgjidhje dhe do të ndaheshin në mënyrë dinjitoze, tha psikologu Athanasios Hasempis duke shtuar se piloti ishte i lodhur mendërisht.

Në një moment ai ka humbur kontrollin, nuk ka duruar më presionin brenda tij dhe për një periudhë të shkurtër ai do të kuptojë aktin e tij të urryer.

Ai ende nuk e ka kuptuar që ai vrau nënën e fëmijës së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat