Zgjedhjet parlamentare në Armeni, opozita në mitingun e fundit premton rimëkëmbje ekonomike

Evropë

Zgjedhjet parlamentare në Armeni, opozita në mitingun e fundit premton rimëkëmbje ekonomike

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 21:52
Armeni

Një grup i opozitës armene mbajti të premten mitingun e tij të fundit në kryeqytetin e vendit, në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Në zgjedhje marrin pjesë 21 parti dhe 4 blloqe elektorale, por vetëm dy prej tyre shihen si konkurrente: Marrëveshja Qytetare e udhëhequr nga kryeministri në detyrë, Nikol Pasahinian dhe Aleanca Armene e drejtuar nga ish-presidenti Robert Kocharyan.

Kocharyan, i lindur në rajonin Nagorno Karabakh e që ishte president në periudhën 1998-2008, është fokusuar tek premtimi për përforcimin e sigurisë së vendit, rimëkëmbjen ekonomike dhe pajtimin e shoqërisë së ndarë nga lufta dhe tensionet politike.

Ndërsa, Pashinyan që mori postin 3 vjet më parë, organizoi zgjedhjet e parakohshme në përpjekje për të qetësuar tensionet politike, që kulmuan nga menaxhimi që ai i bëri konfliktit me Azerbajxhanin lidhur me rajonin separatist Nagorno Karabakh.

Lufta 6-javore që shpërtheu vjeshtën e kaluar u mbyll me një armëpushim të ndërmjetësuar nga Rusia, në bazë të cilit Armenia pranoi të lëshonte sipërfaqe të mëdha territori përreth rajonit.

Nagorno Karabakh, që ndodhet në Azerbajxhan, ishte nën kontrollin e forcave etnike armene të mbështetura nga Armenia që nga fundi i luftës separatiste në 1994-n.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat