Familja e Caroline kërkon kujdestarinë e foshnjës/ Nëna e viktimës: Nëse humbas edhe mbesën do të jetë…

Evropë

Familja e Caroline kërkon kujdestarinë e foshnjës/ Nëna e viktimës: Nëse humbas edhe mbesën do të jetë…

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 10:34
Foto

Familja e Carolinës, 20-vjeçares, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Babis Anagnastopulos, pritet që të marrë kujdestarinë e foshnjës 11 muajshe, Lidyas.

Lajmin e ka bërë të ditur avokati i familjes mëngjesin e ditë së sotme. Sipas Thanassis Harmanis, ambienti familjar i Caroline në Alonissos është krejtësisht i përshtatshëm, të paktën për vitet e para të rritjes së Lidyas.

Avokati madje citoi një deklaratë të nënës së 20-vjeçares, e cila ka thënë: “Ai ma mori vajzën time, por nëse unë humbas mbesën time, do të jetë një goditje tejet e fortë për mua”.

Më tej avokati i familjes Crouch shtoi: “Kishte një komunikim mes dy familjeve. Nëse arrijmë në një zgjidhje konsensusi do t’ia shpallim kërkesën prokurorit, nëse jo, ne gjithashtu do të paraqesim kërkesën tonë për kujdestarinë ekskluzive të gjyshes. Fëmija do të shkojë në një familje ose në tjetrën, ajo që dëgjohet për institucionet nuk vlen”, shtoi ai.

Duke komentuar deklaratat e vrasësit të Caroline, Babis Anagnostopoulos, avokti tha: “natyrisht i akuzuari mund të pretendojë çfarë të dojë”, ndërsa shtoi se në këtë rast, çdo pretendim në lidhje me të kaluarën nuk nuk i jep të drejtë atij në aktin e tij.

I pyetur nëse Lidya 11 muajshe aktualisht është në duart e një anëtari të familjes së Babis Anagnostopulos, avokati tha: “Për momentin, po. Do të jetë edhe për disa ditë sepse prokurori kryesor për të mitur do të lëshojë një urdhër, sa më shpejt që të përfundojë hetimi. Për momentin ne jemi në një fazë të hulumtimit social, domethënë punonjësit socialë do të shqyrtojnë si mjedisin e familjes së Caroline ashtu edhe mjedisin e familjes së autorit të krimit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat