Maas si “trashëgimtar i nazistëve”? Pas sanksioneve të reja, Lukashenko sulmon Perëndimin

Evropë

Maas si “trashëgimtar i nazistëve”? Pas sanksioneve të reja, Lukashenko sulmon Perëndimin

Nga: Sherif Ramabaja Më: 23 qershor 2021 Në ora: 12:56
Sundimtari i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko

Alexander Lukashenko ka sulmuar ashpër Perëndimin pas sanksioneve të fundit të Perëndimit kundër vendit të tij. Gjithashtu ai bëri krahasime naziste. Ai e quajti kohën e tashme të paraqitjes si një "simbolikë".

Presidenti Bjellorus Aleksandër Lukashenko ka sulmuar ashpër Gjermaninë për shkak të sanksioneve të reja nga shtetet perëndimore. "Ajo që nuk e prisnim është që Gjermania të marrë pjesë gjithashtu në këtë komplot kolektiv," tha Lukashenko në një shërbim përkujtimor me rastin e 80 vjetorit të sulmit gjerman ndaj Bashkimit Sovjetik të Martën. "Ne nuk e prisnim atë nga ata, paraardhësit e të cilëve vranë një, nga tre bjellorusë."

"Çfarë është tash kjo? Një luftë tjetër e nxehtë?"

Ai e përshkroi kohën e vendimit të sanksionit një ditë para 80 vjetorit të sulmit gjerman mbi Bashkimin Sovjetik si një "simbolikë". "Tetëdhjetë vjet kanë kaluar, dhe tani? Çfarë është kjo? Një luftë tjetër e nxehtë?"

Ai sulmoi gjithashtu Ministrin Federal të Jashtëm Heiko Maas ( SPD ), i cili kishte deklaruar se sanksionet ekonomike, do të "godisnin Bjellorusinë me delikatesë". "Kush jeni ju? Një gjerman i penduar apo trashëgimtar i nazistëve?" Pyeti Lukashenko, duke u kthyer te Maas.

Sundimtari Bjellorus, ishte duke iu referuar sulmit të Gjermanisë naziste në Bashkimin Sovjetik. Me sulmin më 22 qershor 1941, filloi e ashtuquajtura Lufta e Madhe Patriotike për Bashkimin Sovjetik. Vlerësohet se 27 milion njerëz vdiqën si rezultat i luftës gjermane të shfarosjes kundër Bashkimit Sovjetik, përfshirë 14 milion civilë.

Perëndimi vendosi sanksione të reja pas rrëmbimit të një avioni

Sfondi i deklaratave të Lukashenkos janë sanksionet nga BE, SHBA, Kanada dhe MB. (Anglia) Të hënën, shtetet perëndimore vendosën ndalime të hyrjes dhe pronës ndaj Ministrave të Mbrojtjes dhe Transportit të Bjellorusisë për shkak të uljes me forcë të një avioni Ryanair.

Në total, disa dhjetëra njerëz dhe institucione janë prekur nga masat ndëshkuese. Përveç kësaj, ministrat e jashtëm të BE filluan sanksione ekonomike të gjera. 

"Veprime arbitrare, shkatërruese"

Ministria e Jashtme Bjelloruse dënoi sanksionet si "veprime arbitrare, shkatërruese". Vendet perëndimore në këtë mënyrë duan të bëjnë presion mbi një shtet sovran. Bjellorusia do të bëjë gjithçka që duhet, për të mbrojtur qytetarët dhe bizneset e saj. Sanksionet do të jenë joefektive. 

Në fund të majit Bjellorusia me një avion luftarak, detyroi një avion Ryanair të bënte një ndalesë në Minsk gjatë rrugës nga Athina në Vilnius, me pretekstin e një kërcënimi të një bombe. Në bord ishte blogeri Roman Protassewitsch, i cili ishte kritik ndaj qeverisë bjelloruse dhe shoqja e tij Sofia Sapega, e cila ishte nga Rusia . Të dy u arrestuan pas detyrimit të uljes së avionit.

Raundi i katërt i sanksioneve të BE që nga gushti

BE, SHBA, Kanada dhe MB kishin shprehur shqetësimin në lidhje me "sulmet e vazhdueshme nga regjimi i Lukashenkos mbi të drejtat e njeriut, liritë themelore dhe të drejtën ndërkombëtare". Shtetet e BE kishin vendosur më parë ndalesën e avionëve nga Bjellorusia në territorin e tyre. 

Në këtë rast BE, kishte vendosur tash raundin i katërt të sanksioneve që nga zgjedhjet e diskutueshme presidenciale në Bjellorusi në gusht, si dhe për goditjen e protestave të cilat drejtoheshin kundër qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat