E habitshme: Iu grabit dyqani gjashtë herë brenda pak kohe, pronari vendos tela me gjemba në banak

Evropë

E habitshme: Iu grabit dyqani gjashtë herë brenda pak kohe, pronari vendos tela me gjemba në banak

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 15:58
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një pronar dyqani në Angli ka marrë masa ekstreme për të shmangur grabitjet, pasi hajdutët i kanë hyrë natën në dyqan 6 herë brenda 3 viteve.

Parvez Akhtar ka vendosur tela me gjemba në dyqanin e tij në Midëllsbrou, për të ruajtur arkën nga tentativat e ardhshme për grabitje.

“Deri tani, më kanë vjedhur 25 celularë dhe rreth 15 000 stërlina. E pashë që alarmi dhe masat e zakonshme nuk bënin punë, kështu që kam vënë tela me gjemba në banak, jashtë dyqanit, por edhe në çati, pasi edhe nga çatia më kanë hyrë hajdutët”, tregoi Akhtar për “The Sun”.

“Telat treguan se e bënin punën, pasi të fundit që provuan të vjedhin, hynë nga çatia por nuk morën dot gjë, pasi nuk i kaluan dot telat. Çdo ditë, shpenzoj gjysmë ore kohë për t’i vënë telat kur mbyll dyqanin dhe gjysmë orë për t’i hequr kur e hap në mëngjes. Pa përmendur këtu që çdo ditë pres duart kur e bëj këtë punë”, shtoi pronari i dyqanit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat