Turqia e “shpërblen” me pullë postare mohuesin e gjenocidit në Srebrenicë, shkakton reagime të ashpra

Evropë

Turqia e “shpërblen” me pullë postare mohuesin e gjenocidit në Srebrenicë, shkakton reagime të ashpra

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 16:48
Foto

Milorad Dodik, anëtari serb i presidencës trepalëshe të Bosnje-Hercegovinës, ka qenë pjesëmarrës në Forumin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP).

Më këtë rast politikani serb është nderuar me pullë postare të Postë-Telekomit të Turqisë, e cila gjë ka shkaktuar reagime të mëdha.

E gjithë kjo pasi që Dodik vazhdimisht kishte mohuar gjenocidin serb ndaj myslimanëve në Srebrenicë, të cilën gjë e kishte dënuar edhe presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, raporton sozcu.

“Turp për ju! Është e papranueshme që zyra postare e këtij vendi të lëshojë pulla speciale për racistin Dodik, i cili mohoi Masakrën e Srebrenicës, masakrën më të madhe që ndodhi në kontinentin Evropian pas Luftës së Dytë Botërore, në të cilën u masakruan afërsisht 8 mijë myslimanë të Bosnjës! PTT duhet ta kthejë menjëherë këtë gabim dhe t’i kërkojë falje popullit Boshnjak!”, reagoi partia opozitare CHP.

Nëntorin e kaluar, Erdogan kishte pohuar se “Pavarësisht nga çerek shekulli i kaluar, dhimbja e 8,372 vëllezërve tanë boshnjakë që u vranë barbarisht vazhdon të mos gjenden”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat