Gjermani- Sulm me thikë, vriten tri gra, plagosen 5 të tjera dhe një fëmijë

Evropë

Gjermani- Sulm me thikë, vriten tri gra, plagosen 5 të tjera dhe një fëmijë

Më: 27 qershor 2021 Në ora: 13:21
Foto ilustrim

Në Würzburg të Gjermanisë janë vrarë tri gra pas një sulmi me thikë, ndërsa janë plagosur 5 të tjera dhe një fëmijë.

I dyshuari për vrasjen e tyre është një 24-vjeçar, emigrant somalez.

Ai mori një thikë kuzhine në një dyqan, duke sulmuar personat brenda tij, e më pas edhe jashtë.

Nga ky sulm u plagosën pesë gra dhe një fëmijë

Policia tha se i dyshuari ishte psiqikisht i paqëndrueshëm. Ai ka qenë i akuzuar për tre vrasje dhe gjashtë akuza për vrasje në tentativë si dhe shkaktim i dëmtimeve të rënda trupore.

Burri dyshohet se me thikë theri dhe vrau një shitëse dhe dy gra të tjera në dyqan, më pas ai plagosi pesë gra të tjera dhe një fëmijë në rrugë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat