U gjet e pajetë, ende mister shkaku i vdekjes së turistes franceze në Greqi

Evropë

U gjet e pajetë, ende mister shkaku i vdekjes së turistes franceze në Greqi

Më: 2 korrik 2021 Në ora: 15:10
Violet Gigano

Turistja franceze që prej një javë nuk gjendej në Greqi pati një fund tragjik. Por siç raportojnë mediat në vend, shkaku i vdekjes së saj vijon të mbetet mister. Në fillim u mendua se 29-vjeçarja ishte rrëzuar nga një farë lartësie, por pas ekzaminimit në trup nuk rezultoi që të kishte shenja dëmtimi.

Ajo u gjet pesë kilometra nga vendi ku kishte parkuar makinën në plazhin Krios. Autoritetet janë duke e konsideruar mundësinë që turistja, pasi ishte larë në det, mori vendimin e gabuar për të ecur.

Mesa duket nuk kishte pasur forcë të mjaftueshme për të ecur, dhe ky fakt i kombinuar me temperaturat e larta e kanë bërë që të konfuzohet dhe të humbasë rrugën për tek makina

29-vjeçarja franceze mbërrite në ishullin grek më 21 qershor, e vetme. Ajo postonte thuajse çdo ditë foto në rrjetet e saj sociale dhe komunikonte vazhdimisht me të afërmit. Por kjo nuk nodhi më pas 24 qershorit kur ajo nuk u bë më e gjallë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat