Tragjike, kishin dalë për të bërë xhiro me motor, të rinjtë përplasen me 80-vjeçarin! Humbin jetën të tre

Evropë

Tragjike, kishin dalë për të bërë xhiro me motor, të rinjtë përplasen me 80-vjeçarin! Humbin jetën të tre

Më: 2 korrik 2021 Në ora: 19:09
Mediat greke bëjnë me dije se dy të rinjtë të moshave 20 dhe 16 vjeç kanë qenë duke udhëtuar me motor kur u përplasën me një 80-vjeçar.

Dy të rinj dhe një i moshuar në Greqi kanë ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti rrugor. Mediat greke bëjnë me dije se dy të rinjtë të moshave 20 dhe 16 vjeç kanë qenë duke udhëtuar me motor kur u përplasën me një 80-vjeçar.

Përplasja rezultoi fatale për të tre ata.

Lajmi për ndarjen e tyre nga jeta ka shkaktuar reagime të shumta në Kefalonia. Sot miqtë e dy të rinjve kanë shkuar në vendin ku ndodhi aksidenti duke vendosur lule dhe duke ndezur qirinj në kujtim të tyre.

Nëna e 16-vjeçares Eleftheria  e cila punon në spitalin e ishullit ka pësuar shok nga ngjarja e rëndë dhe gjendja e saj psikologjike nuk është aspak e mirë.

E njëjta situatë është edhe tek familja e shokut të saj Panagiotis. Sipas informacioneve të para, dyshohet se i riu i cili ishte në timon kishte ecur me shpejtësi nga Argostoli në Livathos ku dhe humbi kontrollin.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat