Vazhdon zjarri në Qipro, humbin jetën 4 persona, evakuohen disa fshatra

Evropë

Vazhdon zjarri në Qipro, humbin jetën 4 persona, evakuohen disa fshatra

Më: 4 korrik 2021 Në ora: 10:17
Pamje nga vendi i ngjarjes

Qipro ditët e fundit po përballet me zjarret e shumta që kanë dalë jashtë kontrollit për shkak të kushteve atmosferike. Deri më tani katër persona kanë humbur jetën dhjetëra të tjerë janë lënduar ndërsa banorët e disa fshatrave janë evakuuar nga vendbanimet e tyre.

Mediat e huaja bëjnë me dije se viktimat janë nga nga fshati Odos në provincën e Limasolit, të cilët kishin ngelur të bllokuar pas evakuimit të pjesës tjetër të banorëve.

Ndërkohë Qipro ka apeluar për ndihmë ndërkombëtare për të vënë nën kontroll zjarrin që ka përfshirë vendin, të përshkruar nga zyrtarët si më e keqja në historinë e vendit.

Qipro ka përjetuar një valë nxehtësie gjatë një jave, me temperatura që arrijnë deri në 40 gradë C.

Ekspertët thonë se ndryshimi i klimës pritet të rrisë frekuencën e ngjarjeve ekstreme të motit, të tilla si valët e nxehtësisë. Sidoqoftë, lidhja e çdo ngjarjeje të vetme me ngrohjen globale është e komplikuar

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat