Itali, regjistrohen 480 raste të reja me Covid-19 dhe 31 humbje jete

Evropë

Itali, regjistrohen 480 raste të reja me Covid-19 dhe 31 humbje jete

Më: 5 korrik 2021 Në ora: 17:54
Foto ilustrim

Në Itali janë regjistruar në 24 orët e fundit 480 raste të reja me koronavirus, nga 74,649 teste të kryera. Sipas raportimit ditor të autoriteteve në vend, si pasojë e virusit e humbën jetën edhe 31 qytetarë.

Në total, që nga fillimi i pandemisë, numri i viktimave ka shkruar në 127.680. njësitë e kujdesit intensiv raportohet se ndodhen 191 pacientë (-6) ndërsa 1,582 janë shëruar. Shkalla e pozitivitetit shkoi në 0.6%

Të shtruarit me simptoma në pavijonet e zakonshme Covid janë 1,337, 27 njësi më pak krahasuar me të dielën. Rastet që nga fillimi i epidemisë janë 4,263,797, vdekjet.

Numri i personave që janë shëruar nga sëmundja në vend është 4,092,586, me një rritje prej 1,582 krahasuar me dje. Në shtëpi të izoluar ndodhen 42,003 qytetarë, 1,100 më pak se një ditë më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat