Ukraina propozon sanksione për zyrtarët bjellorusë, në listë është djali i Presidentit Lukashenko

Evropë

Ukraina propozon sanksione për zyrtarët bjellorusë, në listë është djali i Presidentit Lukashenko

Më: 9 korrik 2021 Në ora: 23:24
Ukrainë

Qeveria e Ukrainës ka propozuar vendosjen e sanksioneve kundër 52 zyrtarëve bjellorusë, duke përfshirë djalin e Presidentit Alexander Lukashenko, Viktor.

Bjellorusia u përball me një krizë politike pas zgjedhjeve të 9 Gushtit të shoqëruara nga akuza të manipulimit të votave që çuan në protesta masive kundër Lukashenko, i cili ka qenë në pushtet që nga viti 1994.

Qeveria në Kiev vendosi të propozojë sanksione kundër zyrtarëve Bjellorusë të përfshirë në falsifikimin e rezultateve të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut por nuk dha emra ose detaje. 

Sanksionet kundër zyrtarëve të Minsk do të vendosen për një periudhë tre-vjeçare dhe përfshijnë një ndalim të vizitave dhe tranzitit përmes Ukrainës dhe një ngrirje të aseteve. Në shënjestër janë pothuajse të gjithë udhëheqësit aktualë dhe të Ministrisë së Brendshme, Komitetit të Sigurimit të Shtetit, këshilltarëve dhe ndihmësve të Presidencës, dhe krerëve të Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Vendimi u mor nga qeveria dhe iu paraqit këshillit të sigurimit dhe mbrojtjes. Nëse këshilli aprovon, ai do të miratohet me dekretin presidencial. Ukraina ngriu kontaktet me Bjellorusinë fqinje vitin e kaluar dhe u bashkua me Bashkimin Evropian në dënimin e zgjedhjeve si jo të lira ose të drejta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat