Varianti Delta do të shkaktojë 70% të rasteve me Covid deri në gusht në Europë

Evropë

Varianti Delta do të shkaktojë 70% të rasteve me Covid deri në gusht në Europë

Më: 11 korrik 2021 Në ora: 08:17
Gianni Rezza

Gianni Rezza, Drejtor i Departamentit të Sëmundjeve Infektive është shprehur se situata epidemiologjike në Europë vijon të mbetet shqetësuese.

Rezza ka deklaruar se 70 % e rasteve me Covid deri në gusht do të shkaktohen nga varianti Delta, ndërsa deri në fund të këtij muaji rastet me Covid mund të arrijnë në 90 %.

Ai gjithashtu iu bën apel qytetarëve që të vaksinohen, duke shtuar se çdo relaksim i autoriteteve ndaj pandemi mund të sjellë rritje të konsiderueshme të infeksioneve.

“Në Europë 70% e rasteve të reja të koronavirusit do të vijnë për shkak të variantit Delta dhe deri në fund të gushtit mund të arrijë në 90 % të infeksioneve. Çdo relaksim gjatë muajve të verës mund të çojë në një rritje të papritur dhe të konsiderueshme të rasteve”, ka thënë ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat