Stano: Serbia duhet të harmonizojë marrëveshjen për Unionin ekonomik uro-aziatik

Evropë

Stano: Serbia duhet të harmonizojë marrëveshjen për Unionin ekonomik uro-aziatik

Nga: F.B Më: 11 korrik 2021 Në ora: 15:31
Peter Stano

Zëdhënësi i BE për politikë të jashtme dhe siguri Peter Stano ka deklaruar se “Serbia mund të hyjë në marrëveshje me shtetet dhe organizatat tjera deri në bashkëngjitje me BE, kur duhet të tërhiqet nga të gjitha marrëveshjet bilaterale për tregti të lirë, transmeton “Bota Sot”.

Ai konfirmoi se është njoftuar nga Serbia për nënshkrimin e marrëveshjes për tregti të lirë me Unionin euro-aziatik.

“Njoftimi nuk është kusht, por rregull që aplikohet në të gjitha vendet kandidate që duan të bashkohen në BE”, tha ai, duke shtuar që Serbia e quan qëllim strategjik anëtarësimin në BE.

"Kjo nënkupton harmonizimin progresiv të politikës së jashtme me atë të BE dhe ne presim që Serbia të përmbush obligimin", ka thënë Stano.

Marrëveshja për tregti të lirë mes Serbisë dhe Unionit auro-aziatik hyn sot në fuqi, që do të thotë se Serbia tash ka dyer të hapura në tregun prej 180 milionë njerëzve me mallra vendore.

Marrëveshja për qasjen e Serbisë në këtë union është nënshkruar me 25 tetor 2019 me anëtaret e Unionit: Rusinë, Kazakistanin, Bjellorusinë, Jermeninë dhe Kigizin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat