Dalin fotot, kjo është 26-vjeçarja që u vra dhe hodh në det gjatë pushimeve me të dashurin

Evropë

Dalin fotot, kjo është 26-vjeçarja që u vra dhe hodh në det gjatë pushimeve me të dashurin

Më: 18 korrik 2021 Në ora: 08:46
Viktima 26-vjeçare

Një ngjarje e mistershme ka ndodhur në zonën e Ligarias, në Folegandros, Greqi, ku dallgët e detit kanë nxjerrë në breg trupin e pajetë të një 26-vjeçareje.

Ngjarja e rëndë është regjistruar ditën e djeshme, ndërsa autoritetet thanë se e reja kishte shkuar në Folegandros bashkë me të dashurin, i cili rezulton i zhdukur.

Sipas ekzaminimeve mjeko-ligjore, vajza ishte vrarë dhe më pas është hedhur në det.

Image
Ambulanca pasi mori trupin e pajetë të 26-vjeçares

Disa dëshmitarë kanë pohuar se kanë parë 26-vjeçaren të dalë nga makina, ku mbante një çantë në dorë dhe më pas i është drejtuar zonës së plazhit.

Sipas dëshmisë së familjarëve dy të rinjtë shkuan së bashku për të bërë pushime në ishull.

Ata kishin ngritur një kamping për të qëndruar disa ditë në zonë.

Image
I dashuri i viktimës

Pas lajmit tragjik për vdekjen e vajzës, familjarët e saj dhe të djalit janë të shokuar, ndërsa banorët e zonës janë mobilizuar për të gjetur të riun që shoqëronte 26-vjeçaren në ishull.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat