Merkel zotohet të rindërtojë zonat e shkatërruara nga përmbytjet ndërsa numri i të vdekurve rritet në mbi 180

Evropë

Merkel zotohet të rindërtojë zonat e shkatërruara nga përmbytjet ndërsa numri i të vdekurve rritet në mbi 180

Më: 18 korrik 2021 Në ora: 17:14
Angela Merkel

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka vizituar zonat e shkatërruara nga përmbytjet në vend të dielën ndërsa numri i të vdekurve në Evropën Perëndimore u ngjit në mbi 180.

“Është një situatë surrealiste dhe fantazmë, pothuajse do të thosha se gjuha gjermane po lufton për të gjetur fjalët për të përshkruar shkatërrimin që është shkaktuar”, u tha Merkel gazetarëve pasi vlerësoi dëmet në një nga qytetet e prekura.

Sipas mediave të huaja, ajo premtoi se “qeveria federale dhe rajonet do të veprojnë së bashku për të rivendosur gradualisht rendin” në zonat e shkatërruara.

Gjermania “ka marrë barrën më të madhe” të motit ekstrem, me të paktën 155 njerëz të vrarë në shtetin Rhineland-Palatinate dhe në rajonin fqinjë të Rhine-Westphalia.

Ndërkohë që Belgjika ka konfirmuar 27 viktima.

Ndërsa ujërat, përkatësisht niveli i tyre ra pas përmbytjeve shkatërruese në Gjermani dhe Belgjikë, një pastrim i madh ishte duke u zhvilluar të dielën.

Si pasojë e stuhive, u shkatërruan rrugë dhe ura dhe i kthyen shtëpitë në rrënoja dhe baltë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat