Shkon në pesë numri i të vdekurve shkaku i zjarreve në Turqi

Evropë

Shkon në pesë numri i të vdekurve shkaku i zjarreve në Turqi

Më: 31 korrik 2021 Në ora: 12:36
Foto

Zjarri në një pyll, i cili po vazhdon prej katër ditësh në rrethin Manavgat të Antalisë, ka dal jashtë kontrollit shkaku edhe i erërave të forta e cila ka shkaktuar edhe viktima.

Numri i njerëzve që humbën jetën nga zjarri në Manavgat, së bashku me dy punonjës të pyjeve, u rrit në 5.

Hasan Ali Yuksel dhe çifti Osman dhe Şehir Kardaş kishin humbur jetën më parë, raporton t24.com.tr.

Për shkak të flakëve që përparuan me shpejtësi, disa nga shtëpitë e rreshtuara në rrëzë të malit në formën e një gjysmëhëne u dogjën.

Ndryshe, media pro-qeveritare zjarret i kanë lidhur me kurdët duke thënë se një grup i tyre po shkakton ato. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat