Në Bosnjë dhe Hercegovinë tri herë më shumë raste me COVID-19 sesa një ditë më parë

Evropë

Në Bosnjë dhe Hercegovinë tri herë më shumë raste me COVID-19 sesa një ditë më parë

Më: 10 gusht 2021 Në ora: 16:37
Foto ilustrim

Në 24 orët e fundit, në Bosnjë dhe Hercegovinë janë regjistruar 159 raste të reja të infeksionit me coronavirus.

Dhe ky numër është shumë më i lartë, krahasuar me një ditë më parë (45), shkruajnë mediat vendase.

Sidoqoftë, gjatë kësaj periudhe nuk është raportuar për ndonjë të vdekur nga COVID-19.

Këto të dhëna kanë dalë pasi institucionet e kujdesit shëndetësor në BeH testuan një total prej 2,442 testesh (dje 1,166). 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat