Pasaportat e vaksinimit të klientëve, revoltohen pronarët e restoranteve në Francë

Evropë

Pasaportat e vaksinimit të klientëve, revoltohen pronarët e restoranteve në Francë

Më: 19 gusht 2021 Në ora: 23:47
Francë

Një pronar kafeneje në një zonë  rurale të Francës perëndimore refuzoi të kontrollojë klientët e tij nëse ata mbajnë një pasaportë shëndetësore COVID-19 ose jo. Rebelimi i Denis Coursol kundër legjislacionit  rrezikon mbylljen e përkohshme të biznesit të tij dhe madje rrezikon edhe burgun.

62-vjeçari shprehet se nuk është kundër vaksinës pasi ai dhe dy punonjësit e tij janë vaksinuar tashmë. Por ai është i bindur se nuk është puna e tij të kontrollojë klientët.

“Ne  nuk jemi të autorizuar, nuk jemi  policë për të kontrolluar nëse klientët tanë kanë pasaportë shëndetësore apo jo. Nuk është një akt politik apo ideologjik është thjesht një çështje etike për ne, mënyra se si punojmë në një kafene”.

Qeveria e Presidentit Emmanuel Macron ka vendosur rregullat më të rrepta të pasaportës shëndetësore në Evropë e cila mundëson qasjen në disa aktivitete publike. Shumë restorante dhe kafene janë ankuar për këto rregulla pasi ata nuk duhet të detyrohen të diskriminojnë ata që nuk janë të vaksinuar

Pasaporta shëndetësore ka shkaktuar protesta të shumta  në Francë, me qytetarët që kanë kundërshtuar nismën, por qeveria thotë se ata janë një pakicë zhurmuese.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat