Sassoli “ia tërheq veshin” Janshës: Nuk i takon Sllovenisë t’i tregojë BE-së çfarë të bëjë

Evropë

Sassoli “ia tërheq veshin” Janshës: Nuk i takon Sllovenisë t’i tregojë BE-së çfarë të bëjë

Nga: F.B Më: 23 gusht 2021 Në ora: 08:50
David Sassoli

Kreu i Parlamentit Evropian, David Sassoli, ka reaguar dhe kontestuar deklaratën e kryeministrit slloven Jansha se ”BE nuk do të hap korridor humanitar apo migrimi për Afganistanin”, shkruan agjencia sllovene “STA”, përcjell “Bota Sot”.

Sipas “STA”, Sasoli ka thënë se “nuk është detyrë e kryesueses aktuale të Këshillit të Evropës që t’i thotë BE-së çfarë të bëjë”.

"Të gjitha institucionet tona punojnë në përcaktimin e solidaritetit që nevojitet për ata që janë në rrezik nga regjimi taliban dhe jo vetëm për afganët që kanë punuar për ne”, ka thënë Sassoli.

"Ftojmë kryeministrin Jansha që të bisedojë me institucionet evropiane ashtu që të vendosim cilët duhet të jenë hapat e mëtutjeshëm. Të gjitha vendet tona ndjejnë dhe janë të përfshira në shthurjen e situatës në Afganistan dhe është e qartë se na duhet të tregojmë solidaritet", porositi Sassoli.

Deklarata e Sassolit pasoi pas deklaratës së mbrëmshme nga kryeministri Jansha, kur në Twitter ai shkroi se BE “nuk do të hap dyert për asnjë korridor humanitar apo migrues ndaj Afganistanit”, apo të lejojë përsëritjen e migrimit sikur në vitin 2015.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat