“Hej zemër, takohemi të hënën dhe…”/ Kryeministrit i dalin mesazhet me pornostaren e njohur

Evropë

“Hej zemër, takohemi të hënën dhe…”/ Kryeministrit i dalin mesazhet me pornostaren e njohur

Më: 23 gusht 2021 Në ora: 09:50
Alexander De Croo dhe Eveline Dellai

Qeveria belge është përfshirë nga një skandal pasi vetë kryeministrit Alexander De Croo i janë publikuar mesazhet me një aktore italiane të filmave për të rritur, Eveline Dellai.

Mediat italiane raportojnë se bisedat mes tyre janë zhvilluar gjtë kohës që kryeministri mbante detyrën e ministrit të Telekomunikacionit.

‘Hej zemër. E di që je në Belgjikë në 24 Nëntor. Fantastike. Mund të fiksojmë një takim për një ditë më pas, pra, të hënën me 25’, është një prej mesazheve të shumta që vajza e re i ka dërguar kryeministrit belg në atë kohë, shkruan TG.com.

Image

Aktorja thotë tani se mesazhet që ka marrë nga politikani i lartë belg kanë qenë të rastësishme për shkak se ajo do të vizitonte këtë vend e angazhuar në një spektakël.

‘De Croo më shkroi siç më shkruajnë shumë të tjerë. Nuk e dija kush ishte dhe si e kishte gjetur numrin tim. Më pas më thanë se ishte një politikan i rëndësishëm dhe vijuam të komunikojmë. Nuk mundëm të zhvillonim një takim’, tha aktorja.

Dellai është nga Trento 28 vjeçe dhe beqare, ndërsa De Croo është 46 vjeç i martuar me 2 fëmijë.

Image

Historia ka shkaktuar pakënaqësi në radhët e koalicionit qeverisës në Belgjikë.

Vetë kryeministri ka mohuar se e njeh aktoren, por kjo histori do të vazhdojë të lakohet për shumë kohë në media.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat