Gruaja afgane lind sapo mbërrin në Itali, bashkëshorti u ekzekutua nga talibanët

Evropë

Gruaja afgane lind sapo mbërrin në Itali, bashkëshorti u ekzekutua nga talibanët

Më: 27 gusht 2021 Në ora: 08:48
Ilustrim

Një grua 32-vjeçare lindi një vajzë vetëm 24 orë pasi mbërriti si refugjate në Itali me një avion ushtarak nga Afganistani. Gruaja u dërgua në një spital në Sulmona, Itali qendrore, ku mjekët i ofruan ndihmën e nevojshme.

Foshnja peshon 3 kilogramë dhe gëzon shëndet të mirë.

"Nuk ishte aq e thjeshtë, sepse kishim nevojë për ndihmën e një përkthyesi, por në fund të gjithë u emocionuam," tha një nga mjekët.

Babai i vogëlushes, sipas medieve italiane, u ekzekutua nga talibanët pak para se gruaja të largohej nga Kabuli me një 'C 130' të Forcave Ajrore Italiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat