Lukashenko synon të blejë armë me vlerë 850 milionë euro nga Rusia

Evropë

Lukashenko synon të blejë armë me vlerë 850 milionë euro nga Rusia

Më: 13 shtator 2021 Në ora: 00:50
Foto ilustrim

Presidenti bjellorus, Aleksandër Lukashenko, vizitoi të dielën stërvitjet ushtarake që po zhvillohen me Rusinë dhe njoftoi planet e vendit të tij për të blerë armë me vlerë 850 milionë euro nga Rusia, deri në vitin 2025.

Gjatë një vizite në një vend ushtarak në Bjellorusinë Perëndimore, Lukashenko vlerësoi gatishmërinë e trupave ruse dhe bjelloruse dhe tha se së bashku të dy kombet ishin të përgatitur për të kundërshtuar “agresionin hibrid” nga Perëndimi.

Stërvitja e zjarrit të drejtpërdrejtë është kulmi i manovrave të një jave që do të përfundojnë më vonë gjatë javës. Presidenti rus, Vladimir Putin, pritet të vizitojë trupat të hënën, raporton DW.

“Ne nuk po i drejtojmë raketat tona në vendet fqinje, ne po përgatitemi të mbrojmë tokën tonë” tha Lukashenko.

Të enjten e javës së kaluar, Putin dhe Lukashenko u takuan në Kremlin për shtatë orë për të diskutuar integrimin më të madh midis dy vendeve. Lukashenko më vonë tha se gjysma e kohës ishte shpenzuar në bisedimet e mbrojtjes, dhe blerjen e sistemit të mbrojtjes ajrore S-400.

Më 4 nëntor, Putin pritet në kryeqytetin Bjellorus, Minsk, për të nënshkruar një mori marrëveshjesh për thellimin e lidhjeve midis dy vendeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat