Lajçak takohet me Abazoviqin: Ruajtja e orientimit të Malit të Zi drejt BE-së është vendimtare

Evropë

Lajçak takohet me Abazoviqin: Ruajtja e orientimit të Malit të Zi drejt BE-së është vendimtare

Më: 14 shtator 2021 Në ora: 10:56
Dritan Abazoviç dhe Miroslav Lajçak

Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera lidhur me Ballkanin, Miroslav Lajçak, ka pritur në takim në Bruksel, Zëvendëskryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Lajçak pas takimit ka theksuar se orientimi i Malit të Zi drejt BE-së është vendimtar.

“Mirënjohës për diskutimet e thella dhe të hapura me zëvendëskryeministrin Abazoviq lidhur me zhvillimet aktuale në Mal të Zi”.

“Theksova se ruajtja e orientimit të qartë strategjik drejt BE-së është vendimtar”, është shprehur Lajçak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat